Tragjike në Argjentinë, ndërron jetë në moshën 14-vjeçare talenti i akademisës së Velez Sarsfield

schedule23:49 - 27 Shkurt, 2024

schedule 23:49 - 27 Shkurt, 2024

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Argjentinë. Yair Rodriguez Pereyra, futbollist i të rinjve të Velez Sarsfield ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare për shkak të një sëmundjeje infektive në spitalin “Santa Isabel” në Buenos Aires.

Futbollisti i ri iu bashkua klubit në vitin 2019, duke u zhvendosur me familjen në kryeqytetin argjentinas dhe duke luajtur si mesfushor.

I lindur më 28 shkurt 2009, Pereira ndërroi jetë një ditë para ditëlindjes së tij të pesëmbëdhjetë. Janë pezulluar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me sektorin e të rinjve të Velez Sarsfield. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!