Tragjedia shqiptare në Kroaci nuk ka tronditur vetëm vendasit, pasi nga rrëzimi i autobusit humbën jetën 10 persona, 9 ishin emigrantë që po ktheheshin nga Gjermania në Kosovë dhe viktima tjetër ishte kolegu i shoferit që shkaktoi ngjarjen e rëndë.
Shoferi që ishte në timon në momentin që humbi kontrollin përfundoi pas hekurave, ndërsa u shpreh se për një moment e kishte kapur gjumi.
Nisur nga tragjedia e fundit, mediat kroate kanë bërë një artikull me titull “Si është jeta e një shoferi autobusi? “Me njërën këmbë në varr, tjetrën në burg“. “Si është të jesh një shofer profesionist, cila është jeta e përditshme, minutat e gjumit në punë mund të rezultojnë në një katastrofë” fillon shkrimi i “Index.hr”.
Lexo edhe: Gjykata vendos për fatin e shoferit që shkaktoi tragjedinë shqiptare
Një shofer kroat, Vinko Darojković, që kalon një të tretën e jetës së tij pas timonit të një autobusi në një biznes familjar, kur u pyet se cila është pjesa më e vështirë e jetës së një shoferi, ai tha “Ndarja nga familja. Ju shikoni fëmijët tuaj, ju shihni se ata janë rritur, nuk e kuptoni kur ata janë rritur, sepse ju gjeni gjatë gjithë kohës në timon, ajo punë futet në gjakun tuaj. E lashë shtëpinë për 12 ditë. Familja, miqtë, ditëlindjet, pagëzimet” tha ai.
Drejtuesit e mjeteve nuk kanë kushte. “Pushimet. Për shembull, linja Frankfurt – Prishtinë, sipas rregulloreve, dy shoferë nuk mund të ngasin makinën. Ata mund të ngasin maksimumi 20 orë, kohë gjatë së cilës nuk mund të arrijnë në Prishtinë. Ne kemi disa norma të tjera nga BE, ndryshe nga Shqipëria, Kosova, Serbia“, përgjigjet Darojkoviç.
Disa shqetësohen nga muzika, disa nga dielli, disa nga perdja. Në udhëtimet e gjata me autobus të gjithë të parit që i drejtohen për gjithçka është shoferi. “Disa njerëz shqetësohen nga muzika, disa nga dielli, disa nga perdja, disa për filmin që kemi vendosur.
Shoferi i autobusit është fjalë për fjalë gjithçka: një psikiatër, një mjek, një prind në udhëtime. Ne jemi gjithçka, kemi një arsim të tillë të shkollës së mesme, jemi arsimuar për të menaxhuar autobusin dhe jo pasagjerët dhe për fat të keq, ne gjithashtu duhet të menaxhojmë udhëtarët“, shpjegon Darojković.
Pagat? “Çfarë rroge duhet të kem unë kur marr 50 fëmijë në autobus? Unë duhet të kem rrogën më të lartë se kryeministri” tha ai./ db/Abcnews.al