Tragjedia shqiptare në Kroaci, avokati: Shoferi është i tronditur

schedule11:07 - 28 Korrik, 2021

schedule 11:07 - 28 Korrik, 2021

Ditën e sotme rreth orës 12:00 pritet që të dërgohen në Kosovë trupat e 10 pasagjerëve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Kroaci. Mbrëmë mbërritën në aeroportin e Prishtinës 21 nga pasagjerët që shpëtuan nga tragjedia, ndërsa u pritën nga Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe familjarët.

Shoferi që shkaktoi tragjedinë është dërguar në burgun e Pozhegës, pasi dje gjykata vendosi masën 30 ditë paraburgim. Në bazë të ligjeve kroate ai rrezikon 15 vite burg. Ndërkohë që avokati i tij, është shprehur për mediat se është shumë i tronditur.

E para nuk është e saktë që ai ka thënë se e ka zënë gjumi në timon. Ai nuk ka thënë asgjë deri më tani. Unë nuk do të flas për mënyrën se si do të mbrohemi. Është shumë herët, zotëria është tronditur nga tragjedia dhe ka heshtur” tha ai.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin./db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!