Tragjedia shqiptare në Bullgari, seanca plenare nis me një minutë heshtje

schedule10:10 - 25 Nëntor, 2021

schedule 10:10 - 25 Nëntor, 2021

Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë, kurse shtatë prej tyre kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital. Për këtë tragjedi Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Kosova kanë shpallur tre ditë zie.

Prej orës 10:00 Kuvendi po diskuton Buxhetin e 2022 dhe Paketën Fiskale. Në datë 15 Nëntor, buxheti u miratua në parim. PS deklaroi se ky buxhet do të sjellë rritje pagash dhe investime në disa fusha.

Seanca pritet që të jetë maratonë, ndërsa në foltoren e Kuvendit pritet që të artikulohen si gjithmonë edhe çështje të tjera mes shumicës dhe opozitës. Sakaq deputetët do të ketë mundësi që deputetët të diskutojnë nen për nen detajet e dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria. be.k/abcnews.al