Tragjedia në Tetovë, dalin pamjet e shpërthimit të zjarrit në spital

schedule15:31 - 10 Shtator, 2021

schedule 15:31 - 10 Shtator, 2021

Zjarri që përfshi spitalin e improvizuar Covid në Tetovë shkaktoi tragjedi, duke shënuar 14 viktima dhe 12 të lënduar.

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit të zjarrit. Në një video shihet se diçka shpërthen dhe pacientët përpiqen të evakuohen. Po ashtu shihen edhe persona që ndihmojnë pacientët për të dalë nga dritarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:03, ndërsa djegia e spitalit zgjatën rreth tre minuta. Tre ditë zie kombëtare u shpall për tragjedinë në Tetovë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!