Tragjedia në Tanzani, të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të avionit në liqen

schedule02:46 - 7 Nëntor, 2022

schedule 02:46 - 7 Nëntor, 2022

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.

Sipas autoriteteve, 23 prej 43 personave që kanë qenë në aeroplan, kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital.

Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur.

Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë duke tentuar të shpëtojnë personat që janë ende të bllokuar në aeroplan.

Si arsye për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq.

Një pjesë e pistës së aeroportit në Bukoba është afër brigjeve të Liqenit Viktoria, njëherësh liqenit më të madh të Afrikës.

Precision Air është kompania më e madhe private për fluturime në Tanzani.

Ajo është themeluar më 1993 dhe kryen fluturime të brendshme dhe rajonale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!