Tragjedia në Malësinë e Madhe, Berisha ngushëllon familjen Rushaj: Qeveri që mbush xhepat me dramën e njerëzve

schedule14:35 - 21 Nëntor, 2022

schedule 14:35 - 21 Nëntor, 2022

Kreu i PD-së, Sali Berisha shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të babë e bir, të cilët humbën jetën dje, kur makina me të cilën po udhëtonin u mor para nga rrjedha e ujit të Përroit të Thatë në Bogë të Malësisë së Madhe.

Në një konferencë nga Shkodra, Berisha akuzoi qeverinë për përmbytjet dhe pasojat e saj, një ndër to tragjedia në fëmijën Rushaj.

Kreu i PD-së tha se dënon veprimtarinë e mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme në Shkodër.

“Shpreh familjes Rrushaj ngushëllimet e mia më të ndjera, por dënoj me ashpërsi këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme në Shkodër”, tha Berisha./abcnews.al/