Tragjedia në Kavajë, kamerat zbulojnë lëvizjen e rusëve në hotel dhe enigma e madhe

schedule12:08 - 16 Tetor, 2021

schedule 12:08 - 16 Tetor, 2021

Gazetari i “ABC” Leonidha Musai ka mësuar detaje të reja nga grupi hetimor i ngritur për të zbuluar shkaqet e vdekjes së katër turistëve rusë në Qerret të Kavajës.

Turitsët kishte ardhur në Shqipëri ditën e diel. E ndërsa gjatë ditës shëtisin në qytete të ndryshe brenda dhe jashtë Shqipërisë, në darkë ktheheshin në hotelin që kishte zgjedhur në Qerret.

Ditën e djeshme rusët kishin udhëtuar drejt Ohrit, pasdite në Durrës dhe në darkë rreth orës 19:00-20:00 ishin rikthyer në Qerret. Nuk konsumuan ushqim në darkë në hotel. Në grup me familjen ruse, ishin edhe katër bashkatdhetarë të tyre.

Kamerat e sigurisë së brendshme të hotelit tregojnë se kanë zbritur nga dhoma dhe kanë porositur saunën dhe recepsionstja i ka dhënë robdishamb.

Nuk janë futur në sauna. Recepsionstja ia pyetur nëse dëshironin diçka për t` ngrënë apo pirë dhe ata i janë përgjigjur se nuk kishin nevojë për asgjë. Më vonë recepsionistja shkon sërish në zonën e saunas ku ndodheshin rusët, por kur ka trokitur nuk iu përgjigj njeri. Aty më pas ka gjetur  burrë grua me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej. Të gjithë pa shenja jete.

Gjithë enigma është se çfarë kanë konsumuar gjatë ditës.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!