Sipas një raporti të fundit të kombeve të bashkuara, pas tërmetit të vitit 20122 në Fukushima, niveli i rrezatimeve është ende shumë i lartë. Për këtë arsye OKB po përpiqet të ndalojë rikthimin e banorëve në zonë.
Qeveria japoneze duhet të ndërpresë programin e rikthimit të grave dhe fëmijëve të evakuar, në zonat e shkatërruar të Fukushimës. Kërkesa bëhet nga organizata e kombeve të bashkuara, të cilat paralajmërojnë se pas tërmetit të marsit të vitit 2011, niveli Iirrezatimeve është ende shumë I lartë. Në një raport për ndotjen e ajrit, kombet e bashkuara kritikojnë vendimin e Tokios për të anuluar urdhërimin e avakuimit në masë nga pjesa më e madhe e vedneve të goditura nga fatkeqësia natyrore.
Autori i raportit, Baskut Tuncak, këmbëngul se anulimi gradual i urdhrit për evakuim ka krijuar shumë presoon tek personat, jeta e të cilëve është preur nga kjo tragjedi. Shumë prej tyre e interpetojnë vendimin e qeverisë si një detyrim. Shqetësimi më i madh është për vendet ku niveli i rrezatimit tejkalon çdo normë mesatare, një nivel të cilin më parë autoritetet japoneze e konsideronin si të papranueshëm për fëmijët dhe gratë në moshë riprodhimi.
Një i deleguar i misionit japonez në Kombet e Bashkuara të Gjenevës e cilësoi raportin si pak objektiv dhe duke e akuzuar se po përhap informacione jo të vërteta. Një ditë pas incidentit bërthamor të Fukushimës, qeveria japoneze ishte e para që reagoi për rrezikshëmrinë me të cilën përballeshin banorët atje për shkak të rrezatimeve. Në muajin gusht të këtij viti, Tuncak dhe dy aktivistë të Kombeve të Bashkuara kritikuan hapur Tokion se po rrezikonte jetën e dhjetëra mijëra të punësuarëve në impiantin bërthamor në Fukushima. /abcnews.al