Tragjedia në diskotekë/ Kryeprokurori: 27 persona në hetim për zjarrin në Koçan

schedule15:28 - 21 Mars, 2025

schedule 15:28 - 21 Mars, 2025

Prokuroria në Maqedoni të Veriut po heton 27 persona në lidhje me tragjedine në klubin e natës në Koçan.

Kështu ka deklaruar kryeprokurori Ljupço Koçevski, i cili ka dhënë detaje lidhur me hetimet. Ne mesin e të hetuarve janë dhe 3 persona juridikë, të dyshuar për “Krime të rënda kundër sigurisë publike”

“Të gjithë të dyshuarit në periudhën nga viti 2012 deri më 16 mars 2025, me kompetenca dhe përgjegjësi të ndryshme, nuk kanë vepruar aspak në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse te klubit, duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe pronën.”

Sipas kryeprokurorit maqedonas, zinxhiri i gabimeve të personave përgjegjës ka sjellë shpërthimin e zjarrit, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Nga sigurimi I provave gjatë hetimeve, Koçevski paralajmeroi dhe hetim të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Ai shpjegoi se objekti i destinuar për industrinë e lehtë, nuk i plotësonte kërkesat për qëllime tjera.

Gjykata Themelore në Koçan caktoi masën e paraburgimit pë 30 ditë për 13 persona, mes të cilëve edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Maqedonia e Veriut percolli të enjten per ne banesen e fundit, trupat e viktimave nga zjarri tragjik që përfshiu klubin e natës në qytetin lindor të Koçanit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!