Tragjedia në diskotekë, arrestime të tjera/ Qeveria mbulon shpenzimet për trajtimin jashtë vendit të të plagosurve

schedule18:18 - 19 Mars, 2025

schedule 18:18 - 19 Mars, 2025

Komuna e Koçanit dhe tragjedia ne diskoteken “Pulse”  mbeten plage e zhvillimeve ne Maqdonine e Veriut.

Kerkesa kryesore e qytetareve eshte vendosja e pergjegjesve perpara drejtesise.

Ka qene prokurori publik shteteror Ljupçko Koçevski qe ka deklaruar se numri i personave te ndaluar eshte rritur ne 17, ndersa qeveria e maqedonise se veriut njoftoj se miratoi vendim për mbulimin e plotë të shpenzimeve për akomodimin dhe transportin e familjeve të të lënduarve që po trajtohen jashtë shtetit.

Nderkohe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një njoftim publik ka bënë thirrje që mediat të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, në lidhje me numrin e personave të vdekur nga zjarri tragjik në Koçan duke rikonfirmuar se numri total I viktimave nga zjarri mbetet 59.

Permes kesaj deklarate Ekzekutivi ne RMV ka perseritur qendrimin e kryeministrit Mickoski nje dite me pare se askush nuk do te kursehet nga përgjegjësia.

Nderkohe, pas doreheqjes se kryetarit te meparshem te kesaj komune, Ljupço Papazov, Mirçe Stojkov, këshilltar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, do te udhëheqë Komunën e Koçanit.

Stojkov më parë ka qenë nënkryetar i komunës.

Sipas ligjit, kur dorëheqja e Papazov te publikohet në Gazetën Zyrtare, Stojkov duhet të njoftojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale brenda nje afati prej 15 ditesh per pozicionin e tij.

Ne nje rast tjeter do te duhet te shpalleshin zgjedhjet e parakohshme, por mqs deri në zgjedhjet e rregullta kanë mbetur më pak se gjashtë muaj, do te Stojkov do te qendroj ne detyre deri ne tetor, kur edhe eshte paarshikuar qe qyteraet te votojne per te zgjedhur drejtuesit e tyre lokal.

Se fundmi ne rrjetet sociale jane publikuar edhe pamje nga nata e tragjedise ku qindra te rinjte shihen duke vrapuar dhe duke shtyre njeri tjetrin per te dale nga dyert e diskotekes pa license./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!