Tragjedia në Bullgari, qytetarë lule e qirinj në sheshin ‘Skënderbej’ në kujtim të viktimave

schedule20:08 - 25 Nëntor, 2021

schedule 20:08 - 25 Nëntor, 2021

Në sheshin “Skenderbej” në Tiranë, po mbahen homazhe për vdekjen e 44 personave që humbën jetën në tragjedinë e Bullgarisë, ku shumica prej tyre ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kanë vendosur lule në shenjë solidariteti me familjet e viktimave. Po ashtu janë ndezur edhe qirinj në kujtim të personave që humbën jetën si pasojë e zjarrit në autobusin në Bullgari.

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se kanë qenë 8 persona që kanë shpëtuar nga autobusi. /abcnews.al/


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!