Tragjedia në Bejrut, Macron do të takohet me Presidentin e Libanit

schedule10:00 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:00 - 6 Gusht, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me Presidentin e Libanit Michel Aoun të enjten. Macron dëshiron të “tregojë se Franca është në anën e Libanit”. Ky takim është një mundësi për të që “të rifitojë besimin e popullit libanez, t’i tregojë atyre se ka një rrugë përpara dhe se Franca do ta vazhdojë rrugën me ta.”

Ky takim është gjithashtu një mundësi për të krijuar bazën e qartë të një kontrate për restaurimin e Libanit, duke kufizuar konfliktet, duke ofruar një lehtësim të menjëhershëm me një perspektivë afatgjatë, “sipas Elysees.

Macron do të mbërrijë rreth mesditës dhe do të mirëpritet nga Aoun. Macron do të diskutojë më pas me Aoun, me Kryeministrin Libanez Hassan Diab, dhe me Kryetarin e Dhomës Nabih Berri.

Ai gjithashtu do të takohet me ekipet e shpëtimit libanez dhe francezë dhe do të vizitojë rezidencën e ambasadorit francez. Macron do të zhvillojë një konferencë shtypi në 6:30 pasdite me orën lokale para se të niset për në Paris./abcnews.al