Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia, Ministri i Shëndetësisë në Kroaci: Brenda autobusit ishin 69 persona, një e mitur në gjendje kritike

schedule18:41 - 25 Korrik, 2021

schedule 18:41 - 25 Korrik, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që u mori jetën 10 personave në Kroaci, pasi një autobus i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ministri i Shëndetësisë, në Kroaci Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe aktualisht një vajzë është plagosur rëndë.

LEXO EDHE:  Aksidenti me 10 viktima në autobusin me shqiptarë, media kroate: Shkak, lodhja e shoferit

Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb”.

“Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi kanë qenë edhe 15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai.

Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb, dhe kufirit serb.

LEXO EDHE:Si ndodhi tragjedia, policia kroate përshkruan me detaje lëvizjen fatale të autobusit

Zyrtarët thanë se autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq në përplasje. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!