Ekipet e shpëtimit franceze nuk arritën t’i përgjigjen nevojës për të shpëtuar gomonen me refugjatët që u përmbyt në kanalin e La Manshit nëtorin e kaluar, me të paktën 33 persona në bord. Vetëm dy nga 33 pasagjerët arritën të mbijetonin.
BBC i ka dedikuar një artikull mbytjes së anijes ku vdiqën 31 refugjatë, ku hedh dritë mbi sjelljen jo korrekte nga ana e autoriteteve franceze.
Gjithnjë e më shumë dalin prova se rojet bregdetare franceze nuk iu përgjigjën në kohë thirrjeve të refhugjatëve opër ndihmë.
Transkriptet e thirrjeve të emergjencës të bëra ekipeve franceze, të cilat BBC ka arritur t`i shohë, tregojnë se emigrantëve të dëshpëruar u ishte thënë vazhdimisht që të telefononin rojet bregdetare britanike,
Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë të kuptohet se rojet bregdetare të Francës nuk dërguan kurrë ndihmë në vendngjarje, ndonëse patën një kërkesë specifike nga Britania e Madhe për ta bërë një gjë të tillë.
BBC ka mbledhur gjithashtu dëshmi se një gomone varkë u kthye në top ping-pongu mes dy shteteve që ia kalonin ate njëra-tjetrës vetëm pak ditë përpara fatkeqësisë në La Mansh. Një njërën prej bisedave, një operator madje dëgjohet duke u tallur pas ndërprerjes së linjës, duke thënë:
“Epo mirë, nuk mund të më dëgjosh, nuk do të shpëtohesh”, ka thënë operatori.
Këmbët e mia janë në ujë”, tha një emigrant.
Gjithashtu operatori tha: “Se mos të kërkova unë që të largohesh”.
Të dhënat që disponon BBC sugjerojnë gjithashtu se një varkë tjetër që po kalonte pranë vendit të ngjarjes atë natë u kthye mbrapsht nga operatorët francezë, pasi u ofrua të ndërhynte.
Vitin që kaloi 40,000 njerëz kanë kaluar nga Franca në Britani me varka të vogla./abcnews.al/