Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia me 45 viktima, familjari: Nuk na japin asnjë informacion nga agjencia Besa Trans

schedule10:49 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:49 - 23 Nëntor, 2021

Tragjedia me 45 viktima e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bullgari, si pasojë e djegies së një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ku dyshohet se shumica janë shqiptarë.  ka tronditur të gjithë.

Ndërkohë familjarët e të aksidentuarve shprehen të revoltuar se nuk akne informacion për të afërmit e tyre që kanë udhëtuar me agjencinë “Besa Trans” në Turqi.

Sipas tij deri më tani asnjë nuk jep sqarime në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ishte ora 6 e mëngjesit, isha duke shkua në punë, e pash lajmin në Facebook, menjëherë më shkoi mendja tek kushëriri imë dhe filluam të interesohemi. Kërkuam numrat e “Besa Trans”, por nuk paraqiten në telefon. Nuk kemi informata as nga institucionet, as nga Ministria e Jashtme. Nuk kemi informacione për momentin. Me familjarin kontaktin e parë e kam para dy ditësh para se ai të nisej për udhëtim”, është shprehur Xhelal Bakiu i cili kërkon kushuririn e tij Enes Bakiu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!