Njëzet e një persona kanë humbur jetën si pasojë e aksdientit tragjik në Itali, pasi autobusi ra nga mbikalimi. Ndërkohë 15 persona kanë mbetur të plagosur.
Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.
Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra. Ndërkohë është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres.
/abcnews.al