Tragjedia me 10 të vdekur në Los Angelos, Biden udhëzon FBI për të ofruar mbështetje

schedule15:35 - 22 Janar, 2023

schedule 15:35 - 22 Janar, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar nga Siguria Kombëtare për të shtënat masive në Monterey Park, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Karine Jean-Pierre shton se Biden po kërkon përditësime të rregullta mbi situatën atje nga agjencitë e zbatimit të ligjit

“Presidenti është informuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare për të shtënat masive në Monterey Park. Ai e udhëzoi atë që të sigurohej që FBI-ja po ofron mbështetje të plotë për autoritetet lokale dhe ta përditësojë rregullisht sot pasi dihen më shumë detaje”.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në Kaliforni, ku një person i panjohur hapi zjarr në Monterey Park. Autori është arratisur dhe nuk është kapur ende. Sipas Los Angeles Times, motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të panjohura.

Ngjarja ndodhi mbrëmë pas orës 22:00 në një zonë ku pranë po zhvillohen festimet e Vitit të Ri Kinez. Festivali i Vitit të Ri Kinez konsiderohet të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i populluar kryesisht nga njerëz me origjinë aziatike dhe do të zgjaste gjithë fundjavën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!