Tragjedia e familjes nga Gjilani në Shqipëri, të afërmit: Zoti i shpërbleftë me xhenet

schedule22:47 - 8 Maj, 2021

schedule 22:47 - 8 Maj, 2021

Tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit ndërruan jetë në Shqipëri. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha për Abcnews.al se ata ishin me pushime në Shqipëri dhe se dy prej anëtarëve vdiqën dje dhe njëri sot, ndërsa shkak dyshohet helmimi.

Dhimbjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë. “Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.

Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu në një postim në Facebook duke publikuar edhe foton e tre viktimave të familjes Haliti,  Afrimi, Elfetja dhe Ferindazja.

Nga institucionet shqiptare nuk ka asnjë njoftim deri mbrëmjen e sotme në orën 22:45 minuta./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!