Tragjedia e familjes nga Gjilani, kultivuesit ngrenë dyshime: Sezoni i kërpudhave ende s’ka filluar

schedule21:18 - 10 Maj, 2021

schedule 21:18 - 10 Maj, 2021

Mjekët në Shqipëri pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti kanë deklaruar se shkak i humbjes së jetëve ishin kërpudhat helmuese. Por njohësit e kërpudhave thonë se sezoni ende nuk ka filluar. Fatmir Krasniqi, kultivues i kërpudhave thotë se sezoni i tyre nis më 25 maj.

Sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar andaj këtu duhet të involvohen të gjithë se a është në pyetje helmimi i këtyre njerëzve. Më para fillojnë kërpudhat ushqyese sesa helmuese”, tha Krasniqi për RTK-në.

Ai shpjegoi se si mund të dallohet kërpudha helmuese nga ajo ushqyese. “Kërpudhat që janë helmuese janë të së njëjtës familje. Ai që është i helmuar me prerjen e saj ai liron ngjyrë stilografi.

Disa kërpudha kur hidhen të zihen ato lirojnë qumësht që nuk janë të mira, janë helmuese dhe pjesa dërrmuese e kërpudhave të tjera kanë një erë të rëndë, kundërmojnë dhe vërehet shumë lehtë” sqaroi ai./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!