Kremlini shprehu ngushëllimet e tij për familjet e qytetarëve rusë që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit të American Airlines, mbrëmjen e së mërkurës (me orën lokale) në Uashington. Trajnerët rusë dhe ish-kampionët botërorë të patinazhit artistik Yevgenia Syskova dhe Vadim Naumov ishin në bordin e avionit që u rrëzua në lumin Potomac pas një përplasjeje në ajër me një helikopter ushtarak pranë aeroportit kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit.
I pyetur për praninë e këtyre sportistëve në aeroplan, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “ky informacion i trishtë është konfirmuar”.
“Brenda aeroplanit ishin edhe bashkëqytetarë të tjerë tanë”, shtoi ai.
I pyetur nëse presidenti rus Vladimir Putin planifikon të telefonojë presidentin e SHBA-së, Donald Trump për t’i shprehur ngushëllimet e tij, Peskov tha se aktualisht nuk ka plane për kontakte të nivelit të lartë./abcnews.al