Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Pakistan/ Vdesin 14 foshnja në maternitetin e Islamabadit

schedule08:52 - 26 Gusht, 2026

schedule 08:52 - 26 Gusht, 2026

Të paktën 14 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu repartin e neonatologjisë në një spital shtetëror në Islamabad, Pakistan.

Kryeministri Shehbaz Sharif shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe urdhëroi nisjen e menjëhershme të një hetimi për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.

Zjarri shpërtheu të mërkurën, pak para orës 07:00 me kohën lokale, në katin e tretë të Qendrës për Nënën dhe Fëmijën në Institutin e Shkencave Mjekësore të Pakistanit (PIMS). Sipas raportimeve të mediave lokale, flakët janë shuar, ndërsa vetëm një foshnjë është arritur të shpëtohet nga reparti. Televizioni Geo TV raportoi, duke cituar burime spitalore, se numri i viktimave mund të jetë 15.



Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të zjarrit. Sipas burimeve të cituara nga Geo TV, shkak i mundshëm mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik në një kondicioner që nuk funksiononte siç duhet.

Kryeministri Sharif u shprehu “ngushëllimet më të thella familjeve të pikëlluara” dhe kërkoi që hetimi të zhvillohet menjëherë. Ai deklaroi gjithashtu se personat përgjegjës do të përballen me masat më të rrepta nëse konstatohet përgjegjësia e tyre.

Zjarret në ndërtesat në Pakistan janë të shpeshta, ndërsa rregullat e sigurisë dhe kodet e ndërtimit shpesh zbatohen në mënyrë të dobët ose neglizhohen. Në janar, të paktën 65 persona humbën jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një kompleks të mbipopulluar tregtar në qytetin port të Karaçit.

Zjarri në repartin e foshnjave në Islamabad konsiderohet ndër zjarret më vdekjeprurëse të regjistruara në një spital në historinë e Pakistanit. Spitalet publike në vend ofrojnë trajtim të subvencionuar për qytetarët, por sektori shtetëror përballet prej vitesh me mungesë financimi, menaxhim të dobët dhe mbipopullim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!