Aktori i njohur Robert Redford ka humbur në moshën 58 vjeçare të birin, James. Ky i fundit nuk ka arritur të fitojë betejën e sëmundjen e rëndë të kancerit.
Ishte gruaja e tij Kyle që dha lajmin e hidhur me anë të një postimi në Twitter.
’James vdiq sot. Zemra jonë është e thyer. Ai jetoi një jetë të bukur, që e deshti shumë. Do të na mungosh pafundësisht. Si gruaja e tij prej 32 vjetësh jam shumë mirënjohëse për dy fëmijët spektakolar që kemi rritur bashkë. Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa ata në dy vitet e fundit’, shkroi Kyle në postimin e saj.
Kujtojmë se James ishte një skenarist, gjithmonë shumë afër çështjeve humanitare. l.k/abcnews.al