Tragjedi në Tajlandë, dhëndri vret nusen dhe 3 të tjerë

schedule10:41 - 27 Nëntor, 2023

schedule 10:41 - 27 Nëntor, 2023

Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë një ceremonie martesore në Tajlandë, ku dhëndri, një ish-ushtarak dhe atlet paraolimpik, vrau me armë zjarri nusen dhe 3 persona të tjerë, përpara se të vetëvritej.

29 vjeçari Chaturong Suksuk dhe 44 vjeçarja Kanchana Pachunthuek u martuan të dielën në verilindje të Tajlandës. Sipas raportimeve, ai u largua nga ceremonia papritur, për t’u kthyer me një armë zjarri me të cilën qëlloi për vdekje nusen e tij të re, vjehrrën dhe kunatën, teksa plumbat i morën jetën dhe një të ftuari.

Personat e pranishëm në ceremoni tregojnë se 29 vjeçari pati një debat me bashkëshorten, e cila ishte disa vjet më e madhe se ai.

Chaturong ishte një atlet paraolimpik. Vitin e shkuar ai fitoi medalje të argjendtë në not në Lojërat Aziatike që u mbajtën në Indonezi, teksa ishte në listën e pjesëmarrësve dhe në Ëorld Abilitysport Games që do të mbahen muajin e ardhshëm në Tajlandë.

29 vjeçari kishte humbur njërën nga këmbët teksa shërbente në këmbësorin e ushtrisë tajlandeze, në një mision për ruajtjen e kufirit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!