Tragjedi në Spanjë/ Tifozi ndërron jetë në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes së Uzunit

schedule18:37 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 18:37 - 10 Dhjetor, 2023

Sfida e kampionatit spanjoll mes Granada të Myrto Uzunit dhe Athletic Bilbao është ndërprerë për shkak të një tragjedie të ndodhur në shkallët e stadiumit.

Një tifoz pësoi arrest kardiak dhe u raportua se ishte në gjendje kritike për jetën. Kështu, gjyqtari fillimisht dërgoi të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes për të pritur konfirmimin nga Federata nëse ndeshja do të vijonte ose jo.

Më pas, mësohet se tifozi, pas arrestit karidak, u nda nga jeta dhe kjo gjë solli vendimin që ndeshja të ndërpritet përfundimisht./h.ll/abcnews.al