Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Qipro, në Larnaka, ku prindërit gjetën të vdekur foshnjën e tyre 10 muajshe.
Familja e të huajve jetonte në një varkë të ankoruar në Qipro për dy vitet e fundit.
Në orën 1:30 të mëngjesit të Krishtlindjes, prindërit e gjetën djalin e tyre pa ndjenja.
Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Larnakës, ku mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.
Sot foshnjës pritet t’i bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij. /abcnews.al