Tragjedi në Pakistan, autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vrarë

schedule12:37 - 3 Korrik, 2022

schedule 12:37 - 3 Korrik, 2022

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë.

Aksidenti fatal ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor.

Sipas medieve vendase autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga  Rawalpindi.

Autoritete zyrtare thanë  se rreth 35 pasagjerë po udhëtonin në autobus, ndërkohë  punëtorët e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e automjetit të shkatërruar dhe rrethinat.

Sipas informacioneve paraprake autobusi rrëshqiti në rrugën e lagësht mes shiut të dendur dhe shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili ra nga një lartësi  rreth 61 metra.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.

Në fillim të qershorit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor kur një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!