Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Nigeri/ 100 persona humbin jetën pas përmbysjes së një anije

schedule22:11 - 13 Qershor, 2023

schedule 22:11 - 13 Qershor, 2023

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën pasi një anije u përmbys në Nigerinë Veriore, raportojnë mediat e huaja. Kërkimet për të mbijetuar po vijojnë pasi anija u përmbys në lumin Niger të hënën në mëngjes afër shtetit fqinj të Nigerit, tha zëdhënësi i policisë së shtetit Këara, Okasanmi Ajayi.

Viktimat, duke përfshirë fëmijë, po ktheheshin nga një ceremoni martese gjatë natës në fshatin Egboti të shtetit Niger. Një banor i zonës tha se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit. “Deri më tani, disa trupa të pajetë janë ende duke u kërkuar”, tha ai. Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!