Një shpërthim në një ndërtesë në verilindje të Myanmarit ka vrarë më shumë se 45 persona. Ne godine thuhet se ka pasur lëndë plasëse për miniera.
Rreth 70 persona të tjerë u plagosën në shpërthimin që ndodhi rreth mesditës të së dielës.
Zona, rreth 3 kilometra në jug të kufirit kinez, është nën kontrollin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, një grup i armatosur etnik i cili është përfshirë në luftime sporadike kundër qeverisë qendrore të Myanmarit.
Një punonjës shpëtimi tha Associated Press se 46 trupa, përfshirë gjashtë fëmijë, ishin gjetur deri të dielën në mbrëmje.
Ai shtoi tha se 74 persona të plagosur ishin transportuar në spitalin e qytezës dhe operacionet e shpëtimit po vazhdonin. Ndërkohë, më shumë se 100 shtëpi pranë vendit të shpërthimit u dëmtuan.
Mediat e Myanmarit raportuan se numri i të vdekurve varionte nga 50 deri në 55. Ata publikuan foto dhe video që tregonin tymin nga shpërthimi dhe dëmtuan ndërtesat dhe mbeturinat pas tij.
Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi ndodhi në një vend ku ruheshin sasi të mëdha eksplozivësh të përdorur për aktivitetet në miniera.


