Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Mianmar/ Fundoset anija me emigrantë, 17 viktima

schedule15:53 - 10 Gusht, 2023

schedule 15:53 - 10 Gusht, 2023

Të paktën 17 persona u mbytën në brigjet e Mianmarit pas fundosjes së një anije me emigrantë. Çdo vit, mijëra muslimanë Rohingya rrezikojnë jetën e tyre në një përpjekje për të arritur në Malajzi dhe Indonezi, vende me popullsi kryesisht myslimane.

Të paktën 50 persona ishin në bordin e anijes që po shkonte për në Malajzi kur u përmbys për shkak të detit të trazuar gjatë natës. Sipas informacioneve, 30 prej tyre rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur, shtoi ai, megjithëse numri i saktë i njerëzve në bord nuk dihet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!