Në përpjekje për të vjedhur benzinë duke shpuar ilegalisht një depozitë, më shumë se 20 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e zjarrit që shpërtheu disa minuta më pas si pasojë e ndërhyrjes. ngjarja ndodhi në Meksikë.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën e më shumë se 70 të tjerë janë plagosur rëndë në Meksikë si pasojë e një zjarri të madh të shpërthyer në një impiant nafte. lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Hidalgo, Omar Faiad. Rezervuari që mbante një sasi të madhe benzine shpërtheu pasi është shpuar në mënyrë të paligjshme, ku disa persona u përpoqën të vidhnin benzinë me kova
zjarri i madh ndodhi në një qytet të vogël, 100 kilometra në veri të Meksikos. dëshmitarë okularë u shprehën se karburanti nisi të rridhte në orën 17 të ditës së premte ndërsa shpërthimi ndodhi dy orë më bonë. rreth një mijë persona ndodheshin në vendngjarje në përpjekje për të marrë benzinë me mjete rrethanore.
Ministria meksikane e Mbrojtjes konfimroi se një repart ushtarak është vendosur në gatishmëri në zonë për arsye sigurie. /abcnews.al