Tre nxënës kanë humbur jetën në oborrin e shkollës, pasi një masë dheu ka rrëshqitur në një shkollë në Kolumbi.
“Kemi një lajm shumë të hidhur: tre fëmijë humbën jetën”, në këtë rrëshqitje dheu, tha kryetari i fshatit Ande Carlos Osorio për mediat lokale të enjten mbrëma.
Në raportin fillestar flitej për tetë nxënës të zhdukur, nga këta gjashtë u nxorën nga rrënojat, ndërsa 2 të tjerë nuk janë gjetur ende nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Në një deklaratë për mediat lokale, Eliana Rincones, mësuesja e vetme e shkollës, ka deklaruar se në momentin e rrëshqitjes së dheut në shkollë ndodheshin 22 fëmijë.
“Të gjithë ishim në pushim kur papritmas dëgjuam diçka shumë të fortë, të gjithë u kthyem (për të parë), brenda pak sekondash po vraponim të gjithë (…) as nuk e dinim se ku po vraponim, nuk po bënim gjë tjetër veçse të vraponim”, ka thënë mësuesja për mediet lokale.
Rrëshqitja e dheut pasoi shira të dendur shiu në pjesën më të madhe të Kolumbisë për shkak të fenomenit të stuhisë La Niña.
Sipas sinoptikanëve, reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri në shtator./abcnews.al/