Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe të 20 të tjerë janë zjdukur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kolumbinë veriperëndimore, ku është duke u zhvilluar një operacion për të shpëtuar të mbijetuarit, njoftojnë autoritetet.
“Nëntë persona u shpëtuan, tre janë të vdekur dhe vlerësohet se më shumë se 20 persona janë të zhdukur. Kjo është një tragjedi”, tha Presidenti Gustavos Petros përmes Twitter.
Desde muy temprano hemos hecho todos los esfuerzos posibles para rescatar con vida a las personas sepultadas por el deslizamiento de tierra en Pueblo Rico, Risaralda. Van 9 personas rescatadas, 3 fallecidas y se estima que faltan más de 20 personas por encontrar. Es una tragedia.
— Gustavo Petro (@petrogustavo) December 4, 2022
Sipas Mbrojtjes Civile rrëshqitja e dheut goditi një zonë të izoluar malore në komunën e Pueblo Rico.
Dhjetëra anëtarë të ekipit të shpëtimit janë në kërkim të pasagjerëve të një motoçiklete dhe një autobusi, të cilët u zunë poshtë kur ndodhi rrëshqitja e dheut.
Mes viktimave është “një e mitur, e cila pasi u shpëtua, u dërgua në spitalin në Pueblo Rico”, por “vdiq para se ambulanca të arrinte atje”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Alexander Mendes për Noticias Caracol news. Vajza e vogël ishte 7 vjeç, sipas autoriteteve.
#AEstaHora desde la @UNGRD, la Sala de Crisis Nal. informa que el movimiento en masa ocurrido en vía #PuebloRico–#SantaCecilia #Risaralda, hasta el momento deja balance, 3 personas fallecidas, 7 rescatadas y 6 lesionadas en centro asistencial. 📹 video cortesía @vanguardiacom pic.twitter.com/qZRjVNa5Oa
— UNGRD🇨🇴 (@UNGRD) December 5, 2022
Autobusi ishte larguar nga qyteti i Cali (në jugperëndim) në orët e hershme të mëngjesit dhe kishte udhëtuar rreth 270 kilometra kur u përmbys përgjatë vargmalit malor të Andeve perëndimore, duke u nisur në drejtim të Kibdo (në veriperëndim), sipas Mbrojtjes Civile.
Që nga fillimi i gushtit, vendi ka qenë në një gjendje “katastrofe kombëtare” për shkak të sezonit më të keq të reshjeve të shiut në dyzet vjet, sipas qeverisë.
Reshjet, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet vranë 271 njerëz dhe prekën 700,000 të tjerë vitin e kaluar.
/abcnews.al./