Disa orë pas sulmit të Iranit ndaj dy bazave të SHBA në Irak, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur po në Iran.
Një avion ukrainas me të paktën 170 persona në bord u rrëzua në Teheran, pak pas ngritjes nga aeroporti ‘Imam Khomeini’ në kryeqytetin iranian. Mesohet se të gjithë pasagjerët e avionit kanë humbur jetën.
Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike, tha televizioni publik iranian, pa dhënë hollësi të tjera.
Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800, që menaxhohej nga “Ukraine International Airlines” u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave./abcnews.al