Tragjedi në Greqi, 12-vjeçarja vdes në gjumë, babai: Bija imë ishte e shëndetshme

schedule10:34 - 3 Qershor, 2022

schedule 10:34 - 3 Qershor, 2022

Një 12-vjeçare është gjetur e pajetë nga prindërit e saj në krevat mëngjesin e së enjtes, 2 qershor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik.

Sipas konkluzioneve fillestare të mjekëve dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë insuficienca kardiake, shkruan abcnews.al.

Megjithatë mjekët theksojnë se analizat toksologjike do të jenë ato që do të nxjerrin shkakun e vërtetë të vdekjes së 12-vjeçares fatkeqe, e cila pësoi arrest kardiak mëngjesin e djeshëm, raporton protothema.gr.

Prindërit e vajzës të cilët janë në gjendje shoku për humbjen e së bijës thonë se adoleshentja ishte një gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe se sipas tyre ajo nuk kishte asnjë problem, përveç hematokriti të ulët në gjak.

“Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i analizave nuk ma kthen mua vajzën”, thotë babi i 12-vjeçares

Sipas babait të 12-vjeçares, adoleshentja ishte vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. 12 vjeçarja kishte bërë dozën e dytë të vaksinës në muajin mars.

I ati 12-vjeçares thotë se vajza e tij ishte një fëmijë i shëndetshëm, i cili çdo vit i nënshtrohej kontrolleve mjekësore, ndërsa vetëm tre muaj më parë kishte vizituar kardiologun, i cili nuk kishte konstatuar asnjë problem me zemrën e 12-vjeçares.

“Ka shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të vogëlushes sime. Si mundet një fëmijë që i nënshtrohej kontrolleve mjekësore çdo vit të zhduket aq papritur në gjumë. Fëmija ynë ishte shumë i shëndetshëm, problemi i vetëm që kishte ishte hematokriti i ulët, për të cilin merrte hekur. Fëmija u vaksinua plotësisht me dozën e dytë në mars. Mjekët nga spitali na thanë se ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike do të dalin pas gjashtë muajsh. Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i testeve laboratorike nuk ma kthen dot bijën time, ajo është zhdukur përgjithmonë”, ka thënë mes lotësh për mediet greke i ati i 12-vjeçares.