Një tragjedi e fortë njerëzore në Gaza ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Media Britanike BBC raportoi këtë të shtunë se si pasojë e një sulmi Izraelit në Khan Yunis, një doktoreshë e cila punon në spitalin e këtij qyteti humbi tragjikisht nëntë nga dhjetë fëmijët e saj.
Lajmi u konfirmua nga Spitali Nasser ku punon doktoresha Alaa Al Najjar. Spitali njoftoi se të vetmit të mbijetuar të sulmit ishin bashkëshorti I doktoreshës dhe djali I saj 11 vjeçar I cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e të dyve mbetet tejet e rëndë.
Një kirurg britanik I cili po punon si vullnetar në rripin e Gazës tha se situata ishte e paimagjinueshme për doktoreshën e cila priste në psital informacion për gjendjen e djalit të saj 11 vjeçar.
Pamjet nga vendngjarja të konfirmuara nga media britanike BBC treguan ekipet e emergjecave civile që nxorrën trupat e djegur të fëmijëve nga shtëpia e tyre në Khan Younis.
Vrasja e 9 fëmijëve të mjekes palestineze vjen pasi Ushtria Izraelite njoftoi këtë të shtunë se kishte goditur mbi 100 objektiva terroriste në Rripin e Gazës përgjatë 24 orëve të fundit,
Ministria Palestineze e Shëndetësisë e Kontrolluar nga Hamas tha se të paktën 74 persona ishin vrarë përgjatë orëve të fundit. / abcnews.al