Një dramë e vërtetë ka tronditur në futbollin amerikan. Mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland u gjet i vdekur në periferi të Friscos.
Sipas raporteve të policisë, 24 vjeçari u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi u përfshi në një ndjekje me policinë për një shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, policia lokale thotë se pas një ndjekje të gjatë, Kneeland përplasi makinën e tij, përpara se të largohej në këmbë.
Më pas, ai u gjet pa shenja jete. Pista e parë është ajo e vetëvrasjes, por sipas mediave amerikane ende nuk janë sqaruar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa edhe skuadra e tij e Dallas Cowboys njoftoi vdekjen e 24-vjeçarit, duke e cilësuar këtë si një “vdekje tragjike”.
Zyra e sherifit në Frisco njofton gjithashtu se hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë ngjarjen, që nisi me një ndjekje në rrugë dhe përfundoi me një tragjedi të vërtetë.

