Tragjedi në fushën e blertë, ndërron jetë futbollisti 16-vjeçar

schedule13:55 - 18 Maj, 2022

schedule 13:55 - 18 Maj, 2022

Një futbollist 16-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Greqi. Mediat lokale bëjnë me dije se adoleshenti nuk u ndje mirë gjatë ndeshjes dhe ka dalë nga fusha ku edhe ka marrë shërbimin e parë, por pas dërgimit në spitalin e Patras nuk ia ka dalë.

Ai luante me skuadrën e Panaitolikos, ndërsa dha frymën e fundit në spitalin “Shën Andrea” të Patras. Mjekët i dhanë familjarëve lajmin e hidhur mes dhimbjeve të mëdha.

Mjekët thanë paraprakisht se i riu kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti.

Ky është rasti i dytë kur një futbollist ndërron jetë gjatë lojës në fushat e futbollit në Greqi. Pak javë më parë ndërroi jetë edhe një tjetër futbollist që luante më një skuadër të Athinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!