Tragjedi në familjen shqiptare në Francë: 13-vjeçari qëllon për vdekje babanë pasi i dhunoi nënën

schedule10:15 - 12 Tetor, 2021

schedule 10:15 - 12 Tetor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare nga Kosova në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar.

Një 13-vjeçar ka qëlluar babanë e tij me një plumb në kokë pasi nuk mund të duronte dhunën ndaj nënës së tij.  Nëna u shpjegoi hetuesve se gjithçka kishte nisur pas një sherri mes saj dhe bashkëshortit.

Mbrëmjen e ngjarjes tragjike ai kishte shkuar i dehur në shtëpi duke shfaqur sjellje agresive. Mjeku megjithatë tha se në trupin e saj nuk kishte asnjë shenjë të dhunës fizike.

Megjithatë familjarët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se djali i madh i familjes vetëm 13-vjeç nuk mund ta duronte kërcënimin ndaj nënës së tij.

Ai shkoi të merrte armën e babait të tij dhe u kthye në kuzhinë. Aty më pas qëlloi ndaj babait të tij, në sy të nënës dhe motrës së vogël vetëm 7-vjeçare.

Djali më pas u largua me vëllanë e tij më të vogël. Ata fshehën armën në disa shkurre pranë shtëpisë dhe më pas u endën deri sa zbardhi dita rrugëve të Nancyt, para se të dorëzoheshin në polici. Djali pranoi se e kishte kryer ai vrasjen dhe tashmë është dërguar në qelinë e paraburgimit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!