Tragjedi në familjen gjilanase, vdesin tre anëtarë në Shqipëri, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

schedule22:31 - 8 Maj, 2021

schedule 22:31 - 8 Maj, 2021

Një tragjedi raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët të familjes Haliti nga Gjilani, kanë gjetur vdekjen.

Ata dyshohet se kanë vdekur nga helmimi, por ende rrethanat mbeten të paqarta. Kontaktuar nga Abcnews.al, Lutfi Haziri kryetar i Komunës së Gjilanit, është shprehur se tre anëtarët e së njëjtës familje ishin me pushim në Shqipëri. Dy prej të ndjerëve kanë vdekur ditën e djeshme ndërsa i treti ka ndërruar sot.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së fundmi me anë të një letre publike ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!