Një lajm i tmerrshëm ka trishtuar Gylfi Sigurdsson dhe ka shqetësuar Everton. Vëllai i vogël i gruas së mesfushorit ofensiv nga Islanda, ka humbur jetën duke luajtur me një pushkë.
Vetëm 11 vjeç ishte Maximilian Helgi Ivarsson, të cilit i ka kushtuar shtrenjtë loja me armën. Një tragjedi e madhe që i ka prekur të gjithë në klubin nga Liverpuli.
The Sun zbulon se arma i përkiste babait të vogëlushit, i njohur pas pasionin e tij për gjuetinë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes, por duket se është një fatkeqësi e vërtetë. /abcnews.al