Shumica e viktimave ishin adoleshentë dhe i përkisnin ekipeve të të rinjve të Vila Maria Helena, një klub futbolli të rinjsh në Rio de Zhaneiro.
Sipas raportit të fundit nga Brigada e Zjarrfikësve, në mesin e viktimave janë përfshirë tre adoleshentë të moshës 14 deri në 17 vjeç dhe një i rritur. 29 persona të tjerë u plagosën në aksidentin horror në Alem Paraiba në Brazil
“Shoferi humbi kontrollin e automjetit, ra nga ura dhe mbeti me rrotat lart,” tha agjenti Colen, një anëtar i Policisë Federale të Autostradave Braziliane.
Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, pranë komunës Alem Paraiba në shtetin Minas Gerais, kur autobusi ra nga një urë 10 metra pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Të lënduarit janë dërguar në qendrat shëndetësore aty pranë.
Skuadra e Vila Maria po kthehej fitimtare pas pjesëmarrjes në finalen e turneut të Copa Nacional, ku kishte fituar titullin në U-18 dhe nënkampione në U-16./ h.ll/abcnews.al