Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë kur një rrotë avioni ka shpërthyer teksa çmontohej nga një avion i linjave Delta në aeroportin Hartsfield-Jackson në Atlanta.
Delta shprehte ngushëllimet për familjet e viktimave në një deklaratë.
“Familja Delta është e trishtuar për humbjen tragjike të dy anëtarëve të saj dhe plagosjen e një të treti në incidentin e mëngjesit të sotëm”.
Avioni në fjalë raportohet se kishte fluturuar të dielën nga Las Vegas drejt Atlanta, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e plasjes së rrotës.
‘Delta TechOps’ është përgjegjëse për punimet e mirëmbajtjes në avionët e saj, teksa aeroporti i Atlanta është një qendër e rëndësishme udhëtimesh më rreth 200 itinerare në të gjithë botën.
Incidenti vjen disa muaj pasi një avion Boeing i linjave Delta humbi hundën e tij teksa tentonte ngritjen po nga ky aeroport. Delta zotohet të bashkëpunojë me autoritetet në hetimet e nisura për te përcaktuar atë që shkaktoi tragjedinë.
/abcnews.al