525 ton naftë “pushtojnë” 201 plazhe në Brazil, një tragjedi e vërtetë për ambientin

schedule13:45 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:45 - 21 Tetor, 2019

525 ton naftë në 201 plazhe të Brazilit përbëjnë atë që ekspertët e konsiderojnë si tragjedinë më të madhe ambientale në vend. Autoritetet ndërkohë kanë konfirmuar se nafta është e prodhuar në Venezuelë.

Në operacionin e pastrimit marrin pjesë vullnetarë por dhe nënpunës të qeverisë, të cilët përpiqen të heqin sa më shumë nafat ënga rëra dhe gurët në disa nga plazhet më të bukura dhe më turistike të Brazilit.

Sipas ekspertëve kjo është tragjedia ambientale më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në zonë. Sasia e naftës e sinjalizuar vetëm në 2 shtatorin e kaluar, ka pushtuar vende të ta paprekura dhe plazhe turistike.

Autoritetet konfirmojnë se shuëm kafshë kanë ngordhur si pasojë e ndotjes mes të cilëve të paktën 15 breshka deti, dy pulëbardha dhe peshq. Sipas rezultateve të analizave autoritetet konfirmojnë se nafta është prodhur në Venezuelë, por origjina nga ka rrjedhur kjo sasi nafte nuk dihet.

Sipas ekspertëve incidenti mund të jetë shkaktuar nga një anije fantazmë që transportonte naftë venezueliane në shkelje të sanksioneve amerikane.

Prokuroria federale akuzoi qeverinë e Brazilias se nuk ka reaguar si duhet ndaj situatës , ndërsa bregu i përfshirë është rreth 2100 kilometra i gjatë. Në total llogariten 525 ton nafte e shpërndarë në 201 plazhe përgjatë bregut verilindor të Brazilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!