Trafiku i rënduar në Fier arrin pikun në fund të korrikut. Shkak është bërë jo vetëm ardhja e emigrantëve, por edhe mosfrekuentimi i unazave nga drejtuesit e mjeteve.
Në fund të korrikut banorët e Fierit përballen me trafik të rënduar.
Shtimi i automjeteve në qarkullim për shkak të ardhjes së emigrantëve, por dhe mosfrekuentimi i unazave nga drejtuesit janë shkaqet kryesore.
Ky drejtues taksie që duhet ta përshkojë qytetin disa herë në ditë, kërkon ndihmën e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut.
Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve patrulla policie janë vendosur në hyrje dhe në dalje të qytetit.
Në mungesë të tyre në qendër, trafiku paraqitet më i rënduar./abcnews.al