Trafiku i rënduar në Tiranë, policia rekomandon rrugët alternative për fundjavën

schedule19:49 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:49 - 12 Shkurt, 2021

Si pasojë e trafikut të rënduar në Tiranë, policia e Shtetit ka rekomanduar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugët alternative veçanërisht ditën e hënë, të premte dhe të shtunë.

Ata që udhëtojnë nga jugu duhet të zgjedhin rrugën përmes Elbasanit ndërkohë që ata që vijnë nga jugu duhet të kalojnë përmes Paskuqanit.

Ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

“Nisur nga zgjerimi i hartës së punimeve tek ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re, punime të cilat po zhvillohen njëkohësisht në të tre lotët e projektit të ri si nën nivelin e rrugës ashtu edhe në rrugë, kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në të gjitha rrugët që të cojnë drejt ish sheshit “Shqiponja” si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit, duke vështirësuar shumë trafikun në terësi dhe veçanërisht mjetet e emergjencave mjekësore.

Me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës, në raport me hapësirën dhe infrastrukturën rrugore në zonën e kantierit të ndërtimit, e cila ditë pas dite, ngushtohet për shkak të punimeve dhe mjeteve të punës, policia rrugore e kryeqytetit, NJOFTON se në ditet me ngarkesën me të madhe të trafikut, si ditën e hënë, ditën e premte dhe ditën e shtunë, qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqiperisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin, qytetarët që udhetojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nepërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

Rrugoret e kryeqytetit do informojnë në vazhdimësi për vështiresitë dhe rrugët alternative që sugjerohen si dhe apelojnë  shumë kujdes dhe durim në trafik me qëllim shmangien e sjelljeve agresive që mund të jenë burim për aksidente rrugore si dhe të respektohet detyrimi për t’u  dhene përparësi mjeteve të emergjencave mjekësore”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!