Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot në një postim në rrjetet sociale shifrat e trafikut ajror të menaxhuar nga Albcontrol. Shifrat i referohen periudhës 1-15 maj 2024.
“Në Rinas janë kryer 1493 ulje të avionëve, 1495 ngritje të avionëve, ndërsa 13054 kanë qenë mbikalime në qiellin shqiptar. Në total janë 16 042 fluturime”, shkruan Balluku.