Trafikonte klandestinë, arrestohet i riu në Gjirokastër

schedule11:30 - 7 Janar, 2024

schedule 11:30 - 7 Janar, 2024

GJIROKASTËR- Një 23-vjeçar nga Tirana u arrestua në aksin nacional  “Gjirokastër-Kakavijë” duke transportuar kundrejt fitimit dy emigrantë të paligjshëm.

Autoritetet sekuestruan automjetin “BMW” me të cilin i riu po transportonte emigrantët dhe 1 celular.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ abcnews.al