EMRAT/ Trafikim droge dhe vrasje, OFL u dërgon formularët 8 të dënuarve

schedule13:32 - 5 Nëntor, 2020

schedule 13:32 - 5 Nëntor, 2020

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 8 personave:

Aurela Doksani (Rronja), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Selfo Driza, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Mario Aliaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Llambro Dako, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Arbjon Aliko, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Shpëtim Kolgjini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Myrvet Balliu, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sabri Sopoti, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta persona,  duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!