“Trafikanti ka blerë 1 kat në kullën më të lartë”, Çuçi kërkesë SPAK për të verifikuar denoncimin nga Basha

schedule15:57 - 3 Nëntor, 2021

schedule 15:57 - 3 Nëntor, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë një kërkesë për verifikimi në SPAK, pas deklaratave të bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha ku tha se një person që merrej me trafik kokaine ka blerë një kat në kullën më të madhe në Tiranë.

Burime për ABC nga SPAK bëjnë me dije se Çuçi i është drejtuar këtij institucion me anë të një letre për verifikimi nëse kallëzimi i ngritur nga Basha është e vërtetë.

Por çfarë deklaroi Basha ?

Nga foltorja e Kuvendit Basha deklaroi se një person që merrej me kokainë ka rezervuar një kat në ndërtesën më të lartë të Tiranës, ndërsa sipas Bashës këtë Ramës ia kanë thënë edhe ndërkombëtarët.

“Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mbase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle”, tha Basha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!